E kërkoi Barça, kjo është e ardhmja e Lautaro Martinezit

E kërkoi Barça, kjo është e ardhmja e Lautaro Martinezit

Sport July 19, 2019 - 14:40
Detajet

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez thotë se është shumë i lumtur në klubin italian, pavarësisht interesimit nga Barcelona, derisa shtoi se mezi po e pret fillimin e edicionit të ri, transmeton zeri.info

Martinez ka qenë i lidhur më një kalim befasues te Barcelona për 112 milionë pas shkëlqimit të tij në Kupën e Amerikës, derisa edhe agjenti i lojtarit e konfirmoi se pati të vërteta në këtë spekulim.

“Unë nuk kam folur me agjentin tim për interesimin e Barcelonës. Unë jam shumë i lumtur në Inter. Unë tashmë kam folur me trajnerin e rij dhe mezi po pres që të kthehem dhe të filloj edicionin e ri”, u shpreh Martinez./Zëri