Flamurtari vazhdon të përforcohet furishëm

Flamurtari vazhdon të përforcohet furishëm

Sport July 19, 2019 - 11:03

Skuadra kuqezi nga Prishtina, Flamurtari ka kryer një tjetër transfer interesant për edicionin e ri. Pasi nga porta u largua Flamur Neziri i cili iu bashkua skuadrës së Dukagjinit, Flamurtari dje ka arritur marrëveshje më një portier të njohur, shkruan Zëri.info.

Skuadra prishtinase ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me gardianin Erlind Selimaj.

Kuqezinjtë e kryeqytetit kanë prezantuar portierin shkodran, me të cilin synojnë të blindojnë portën për edicionin e ardhshëm. Drejtori i Flamurtarit, Agim Hasani, ka konfirmuar Selimajn për Gazetën Olle.

Selimaj vjen nga Vllaznia e Shkodrës, fanellën e të cilëve e ka veshur për shumë vjet.