Armend Dallku tregon se çfarë deshi te Prishtina, kur u kthye nga Ukraina

Armend Dallku tregon se çfarë deshi te Prishtina, kur u kthye nga Ukraina

Sport July 18, 2019 - 16:43

Njëri nga ikonat e futbollit shqiptar Armend Dallku, nga sot ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij si futbollist.

Dallku i cili pati një karrierë të bujshme në arenën ndërkombëtare, por që dha kontribut të madh edhe në fanellën e Kombëtares shqiptare, sot ka vendosur t’i varë “këpucët në goxha”, për të mos i mbathur më si futbollist aktiv, shkruan Zëri.info.

Dallku në një rrëfim të gjatë, ka treguar se u rikthye te Prishtina me të vetmin qëllim që ti sjellë titullin pas 6 viteve mungesë, këtë nuk e arriti dhe kjo do të jetë pengu më i madh.

“Kur u ktheva nga Ukraina në Kosovë më 2016, nuk isha i vendosur se do të vazhdoja me futboll, por së bashku me Debatikun (Currin) pas bisedave me kryetarin e Prishtinës, Remzi Ejupi, pata marr vendim që t’i ndihmoja për një vit klubit që të rikthente titullin pas disa vitesh mungesë.

Nuk e arritëm vitin e parë. E tentuam edhe vitin e dytë. E provuam edhe vitin e tretë dhe në dy vite rresht titullin e humbëm në ndeshjen e fundit. Dhe, kjo personalisht për mua do të jetë peng i madh në karrierën time”, ka thënë Armend Dallku. /Zëri.info