“Dardanët”: Loja ndaj Çekisë finale e madhe, kjo do të ndodhë në

“Dardanët”: Loja ndaj Çekisë finale e madhe, kjo do të ndodhë në "Fadil Vokrri"

Sport July 13, 2019 - 13:36

Përballja e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Çekisë po afron, derisa tifozët e Kosovës “Dardanët”, janë duke u bërë gati për një ngjarje madhështore, shkruan Zëri.info.

Në një bisedë për Zëri.info, kryetari i “Dardanëve”, Lulëzim Berisha ka thënë se tashmë përgatitjet kanë nisur dhe se tifozët janë të gatshëm për një tjetër paraqitje spektakolare në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ndeshja kundër Çekisë është një finale e madhe. Ne kemi filluar përgatitjet për atë përballje dhe në stadium do të ketë spakatkël”, ka thënë Berisha, sipas të cilit mbështetja për djelmoshat tanë do të jetë fantastike.

“Do të jetë një mobilizim i madh, ashtu siç ka qenë në gjitha ndeshjet më herët. Ne i qasemi me shumë seriozitet çdo ndeshjeje të Kombëtares sonë, kështu do të jetë edhe këtë herë” ka thënë Berisha.


Të kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të zhvillohet me 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”./Zëri.info