Kjo gjë e dëshmon që Hazard nuk e harron edhe aq lehtë Chelsean

Kjo gjë e dëshmon që Hazard nuk e harron edhe aq lehtë Chelsean

Sport korrik 12, 2019 - 18:40
Detajet

Një tifoz i Chelseat e ka vërejtur që Eden Hazard ende i ka simbolet e klubit anglez në mbështjellësin e telefonit të tij, transmeton zeri.info

Reprezentuesi belg mund të jetë transferuar te Real Madridi gjatë kësaj vere, por prapa telefonit të tij shihen fëmijët e tij me fanellën e Chelseat.

Imazhe të Hazardit duke e mbajtur telefonin e tij në dorë ishin kapur derisa ai arrinte në Montreal për turneun para-sezonal të madrilenëve.

“Njëherë i kaltër, gjithmonë i kaltër”, ka shkruar një tifoz në rrjetin social “Twitter”.

Hazard u largua pas 7 viteve të kaluara në Chelsea gjatë kësaj vere, duke nënshkruar me Real Madridin./Zëri

Image

Image