Majlinda Kelmendi si rrufe arrin në gjysmëfinale
Sport
July 12, 2019 - 13:41
Heronina e sportit kosovar Majlinda Kelmendi është kualifikua në fazën gjysmëfinale të Grand Prixit të Hungarisë, pasi tregoi formë të mirë në çerekfinale të kategorisë deri në 52 kilogramë.
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e mposhti xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska-Shukvani, në çerekfinale të Grand Prixit të Hungarisë.
Kjo ndeshje nuk ishte e lehtë për pejanen, e cila disa herë e gjeti veten në vështirësi kundër rivales së saj. Megjithatë, në “Golden Score”, Majlinda dominoi dhe e siguroi një vend në gjysmëfinale. /Zëri.inf