Zyrtare: Alban Dragusha bëhet pjesë e stafit teknik të Dritës

Zyrtare: Alban Dragusha bëhet pjesë e stafit teknik të Dritës

Sport July 11, 2019 - 20:06
Detajet

Alban Dragusha është emëruar edhe zyrtarisht në postin e ndihmës-trajnerit te Drita, shkruan zeri.info

Dragusha do të jetë pjesë e stafit teknik te klubi gjilanas, derisa do të ushtrojë rolin e trajnerit ndihmës të Ardian Nuhiut.

Përpara se të pranonte këtë detyrë, Dragusha ka punuar si trajner te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku.

Ky është njoftimi i klubit gjilanas:

Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner në FC DRITA

Klubi jonë krahas përforcimeve me lojtarë cilësor gjatë këtij afati kalimtar, rëndësi i ka kushtuar edhe stafit të trajnerëve ku ka arritur marrëveshje me Alban Dragushen, një emër i madhë në futbollin Kosovar edhe më gjerë!

Albani i është bashkuar ekipit që nga dita e parë dhe besojm shumë që së bashku do të jemi edhe më të fort drejt realizimit të synimeve tona!

Para ardhjes te klubi jonë, Albani si trajner ka punuar te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadiku, ndërsa krahas shumë klubeve nëpër të cilat ka bërë karrierë si futbollist në Kosovë, Shqipëri, Suedi ai ka veshur edhe fanellën e FC DRITA.

Mirë se vjen Alban!

FC DRITA