Insiston Valon Behrami, e do futbollistin shqiptar te Sioni

Insiston Valon Behrami, e do futbollistin shqiptar te Sioni

Sport July 04, 2019 - 18:44
Detajet

Valon Behrami e kompletoi së fundmi transferimin e tij te Sioni, transmeton zeri.info

Tani, dëshira e parë e tij me klubin zviceran është që ta bindë Pajtim Kasamin për të qëndruar në skuadër, shkruan “Blick”.

Kasami dëshiron të largohet nga Sioni për shkak se e ka humbur statusin e tij në kombëtaren zvicerane dhe nuk është i kënaqur me paraqitjet e dobëta të skuadrës së Christian Constantinit, kështu që futbollisti shqiptar kërkon një klub me ambicie më të mëdha.

Behrami, futbollisti nga Kosova, tani dëshiron ta bindë shqiptarin nga Maqedonia Veriore që të qëndrojë në klub./Zëri