Mazrekaj për meçin me djalin e Arkanit: Ju garantojë me jetë se do ta fitojë këtë duel

Mazrekaj për meçin me djalin e Arkanit: Ju garantojë me jetë se do ta fitojë këtë duel

Sport July 03, 2019 - 11:36
Detajet

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, më 31 gusht pritet që të përballet me boksierin nga Serbia, Velko Raznatovic, djali i kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviq - Arkan, dhe i këngëtares serbe Ceca Razhnjatovic, përcjell Zëri.info.

Ky meç ka nisur që të nxehet para kohe me deklarata e provokime sidomos nga ana e serbit.

Ndërkohë, boksieri nga Deçani në një intervistë për RTK ka deklaruar se është gati për këtë sfidë.

“Jam i përgatitur 100 për qind. Ju garantojë me jetë se do ta fitojë këtë duel. Nuk e kam pranuar këtë meç që ata të bëjnë hajgare me neve, por e di se do të fitojë. Është fjalë e madhe kur garanton diçka me jetë”, ka deklruar Petrit Mazrekaj, përcjell Zëri.info.

Image

Mazrekaj me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Austri, tha se do të boksojë me shumë dëshirë kundër tij.

Ai ka marrë përkrahje të madhe edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Image

Velko Raznatovic ka kërkuar që meçi të zhvillohet në Beograd, mirëpo menaxhmenti i boksierit kosovar ka kërkuar që meçi të zhvillohet në teren neutral. /Zëri.info

Image