PSG-ja nuk e do vetëm Donnarumma, interesohet edhe për një futbollist tjetër të Milanit

PSG-ja nuk e do vetëm Donnarumma, interesohet edhe për një futbollist tjetër të Milanit

Sport January 01, 1970 - 01:00
Detajet

Paris Saint-Germaini është duke shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Lucas Paqueta, transmeton zeri.info

Drejtori i ri sportiv i klubit francez, Leonardo dëshiron ta sjellë në skuadër Paquetan nga ish-klubi i tij si zëvendësues të Adrien Rabiotit.

Leonardo e kishte sjellë Pauqetan te Milani në janar pas transferimit nga Flamengo për 35 milionë euro.

Mesfushori e tregoi menjëherë veten në Itali, duke realizuar një gol dhe 2 asistime në 17 ndeshje.

Përveç reprezentuesit brazilian, klubi francez është duke shprehur interesim edhe për portierin Gianluigi Donnarumma./Zëri