Xhevdet Llumnica zbulon emrat e futbollistëve që u 'hapi rrugën' e Evropës

Xhevdet Llumnica zbulon emrat e futbollistëve që u 'hapi rrugën' e Evropës

Sport June 24, 2019 - 18:40
Detajet

Trajneri i grupmoshave U-15 të Kosovës, Gazmend Haliti dhe ish-futbollisti i FC Prishtinës, Xhevdet Llumnica janë të ftuar në emisionin "90 Plus", në TV Zëri.

Pas një karriere të sukseseshme në Kosovë, Llumnica kishte dalur jashtë vendit, raporton Zëri.info.

Ai e kishte gjetur veten mjaft mirë në Suedi, ku edhe kishte luajtur për klube elitare.

Në mes të tjerash, ai ka zbuluar se me shkruarjen e tij në Suedi u ka hapur rrugë shumë futbollistëve kosovar.

"Pas shkruarjes sime në Suedi, u kam hapur rrugë shumë futbollistëve kosovarë", tha Llumnica në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Dragusha, Leci, Etrit Berisha, Shpëtim Hasani e të tjerë erdhën më pas", shtoi Llumnica.

Ndryshe, Llumnica sot ushtron postin e trajnerit te grupmoshat U-12 të një skuadre suedeze./Zëri.info