Boksierit kosovar iu mor fitorja
Sport
June 23, 2019 - 18:17
Detajet
Boksieri nga Kosova, Shpëtim Bajoku, ka pësuar humbje në paraqitjen e tij të parë në Lojërat Verore ‘Minsk 2019” nga boksieri izraelit, Shtiwi Ahmad, shkruan Zëri.info.
Gjatë gjithë meçit boksieri kosovar ishte më i mirë, por në fund gjyqtarët vendosën që fitorja me rezultat 4:1 t’i takojë boksierit nga Izraeli.
Meçi ishte i vlefshëm për kategorinë deri në 64 kg./Zëri.info