Klubi kosovar ka arsye për t'u lavdëruar, tani po bëhet me dyqan zyrtar

Klubi kosovar ka arsye për t'u lavdëruar, tani po bëhet me dyqan zyrtar

Sport June 23, 2019 - 17:30
Detajet

Klubi basketbollistik, Rahoveci ka qenë njëra prej skuadrave më të përfolura edicionin e kaluar.

Rahoveci përveç se është bërë me palestër të jashtëzakonshme, kishte arritur edhe rezultate pozitive në basketbollin kosovar, raporton Zëri.info.

Tashmë që janë bërë me palestër moderne, klubi nga Rahoveci synon të 'ndërkombëtarizohet' edhe më shumë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KB Rahoveci ka bërë me dije se janë duke i bërë edhe përgatitjet për hapjen e dyqanit zyrtar që është koncept i të gjitha skuadrave evropiane.

Lokacioni fillestar është përcaktuar të jetë një nga lokalet e palestrës "Mizair Isma", por mbetet të vendoset pas procedurave ligjore.

"Ky është një hap tjetër i bordit të KB Rahovecit, për një tjetër edicion historik që na pret", thuhet në mes të tjerash në njoftimin e klubit kosovar./Zëri.info