Afrim Tovërlani u drejtohet politikanëve: Të mjerë, demagogë, mos hajdeni kurrë në sport se jeni mashtrues
Ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës, debati për amandamentin 5, i propozuar nga deputeti Bekim Kamishi për të mundësuar implementimin e ligjit për Sponsorizime nuk ka marr votat e mjaftueshme.
Trajneri i mirënjohbir kosovar, ka shpërthyer përmes një statusi në rrjetin social Facebook lidhur me këtë rasr.
"Kur ka ndeshje turr e ne ‘VIP’ – lozha turr në salla, turr në foto. O të mjerë, o demagoga, o pusa, o mos hajdeni kurrë në sport se jeni mashtrues e rrenca, e s’po dojna syt me ju pa”, ka shkruar Afrim Tovërlani në rrjetin Facebook.
Edhe pse mbi 60 deputetë ishin të pranishëm në seancë, nuk pati kuorum për ta votuar këtë amendament.
Deputeti Haxhiu para hedhjes së amendamentit në votim ka thënë se sportistët e vendit të cilët po e bëjnë krenare Kosovën, e meritojnë që të sponsorizohen.
Një gjë të tillë e kanë mbështetur edhe partitë në pozitë dhe opozitë, por që kur erdhi radha e votimit, amendamenti nuk u votua. /Zëri.info