Botërorin e nisim me ndeshjen ndaj Kroacisë

Botërorin e nisim me ndeshjen ndaj Kroacisë

Sport June 17, 2019 - 15:26
Detajet

Kohë për pushim nuk ka. Pas ndeshjeve të Kombëtares A me Poloninë dhe Gjermaninë është koha t’i kthehemi ngjarjes më të madhe, kampionatit botëror për juniorë (U21) që zhvillohet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik.

Kombëtarja jonë e juniorëve shpejtë do të grumbullohet për të filluar përgatitjet për kampionatin e parë botëror në të cilin merr pjesë Kosova në sportet ekipore.

Organizatori tashmë ka bërë publik orarin, kurse Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan më 16 korrik ndaj Kroacisë, në Pontevedra nga ora 18:00.

Në Pontevedra i luajmë të gjitha ndeshjet në grupin C, ndërsa synojmë fitore.

Më poshtë e paraqesim orarin e Kosovës në botërorin “Spanja 2019”: Kroacia – Kosova (16 korrik, 18:00) Kosova – Hungaria (18 korrik, 20:00) Portugalia – Kosova (19 korrik, 20:00) Kosova – Brazili (21 korrik, 20:00) Bahrejni – Kosova (22 korrik, 20:00)

Image