Mazrekaj i kundërpërgjigjet djalit të Arkanit: Babai juaj kishte prirje vetëm për mizori shtazarake

Mazrekaj i kundërpërgjigjet djalit të Arkanit: Babai juaj kishte prirje vetëm për mizori shtazarake

Sport June 17, 2019 - 14:59
Detajet

Boksieri shqiptar, Petrit Mazrekaj, i cili pritet të ndeshet me djalin e kriminelet famëkeq, Arkan, i ka dërguar një letër të hapur atij, duke ia kthyer ofendimit që djali i Arkanit ia bëri.

Mazrekaj i thotë atij se, do t’i tregojë në ring se çfarë do të thotë të jesh shqiptar me zemër Luani, e kush është një qyqar me shpirt të vogël e me origjinë nga kriminelët.

Postimi i plotë pa ndërhyrje

Letër e hapur birit te një krimineli dhe terroristi ordiner përmasave nderkomtare i ashtuqujtur Arkan ,

Meqense ju djali i Arkanit me keni ofenduar publikisht as une nuk do te heshti , une se pari jam krenar qe i takoi kombit Shqiptar Qe eshte nje komb Heroik , Liridashes dhe Human , Bujar Trim Zemergjer e Fisnik qe gjithmon ne histori ka luftuar per ti mrojtur te drejtat Kombtare dhe vlerat njerzore Liridashese.

Nuk eshte ne natyren time personale e as familjare ti sulmoj tjeret me urrejtje kombtare e racore por me qense e verteta eshte e vertet ju quni i Arkanit Mos u Fryni Shum Krenarisht sepse ti edhe une jemi sportist e une jam Shqiptar e ti je Serb , Ne do te Ballafaqohemi ne ndeshjen ton kur do te na vij momenti e aty do te zbulohet se kush osht zemer Luani Shqiptar e kush eshte nje qyqar shpirt vogel me gjenez nga nje Prind Kriminel ordiner qe ka patur prirje vetem per mizori shtazarake.

Te njoftoi Publikisht se gjeneza e Familjes time nuk buron nga Prindi me renome Kriminale Por Buron nga Alpet Shqiptare Atje ku Jetoin Shqiponjat e Liris qe jan Zotuse te jetes se vet.