Super-talenti Liridon Balaj në mes St Gallenit dhe Superligës së Kosovës

Super-talenti Liridon Balaj në mes St Gallenit dhe Superligës së Kosovës

Sport June 14, 2019 - 14:49
Detajet

Padyshim se Liridon Balaj është një ndër lojtarët më të talentuar i cili aktivizohet në futbollin e Kosovës.

19-vjeçari me shumë sukses luan në skuadrën e madhe Besa e Pejës, klub i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Futbollisti nga Peja aktivizohet si mesfushor ofanziv ndërkohë që talenti i tij ka rënë në sy nga të gjitha klubet e Superligën së Kosovës.

Image

Për futbollistin i cili dallohet për teknik dhe shpejtësi, po interesohen edhe menaxherë të cilët po tentojnë që ta dërgojë në Evropë.

Balaj në një intervistë për gazetën ‘Zëri’ thotë se ka gjasa të mira që të transferohet në Zvicrës te St Gallen, ekip i cili garon në Superligën e shtetit ‘helvetik’.

Kontrata me klubin nga Rrafshi i Dukagjinit i skadon në qershor.

“Ka interesim nga skuadra e St Gallenit. Besoj se deri ka fundi i javës do të dihet gjithçka sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë Liridon Balaj të enjten për ‘Zërin’.

E nëse nuk arrihet misioni St Gallen, Balaj nuk do ta ketë problem që t’i bashkohet ndonjë ekipi në Kosovë që ka pretendime në elitë.

“Kam ofertë nga të gjitha skuadrat pretendente në Superligë. Të shohim si fillim se si do të shkojnë gjërat për St Gallenin dhe pastaj do të vendos”, potencoi Liridon Balaj.

Image

Talentit kosovar i vjen shumë keq skuadra e tij në edicionin e fundit nuk arriti që ta siguronte një ‘biletë’ për Superligë.

“Më vjen shumë keq për Besën pasi që është një ndër klubet më të madha në Kosovë”, shtoi Balaj.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e një prej klubeve më të mëdha në Kosovë. Jam munduar që gjatë kësaj kohe ta jap më të mirën time për ta ndihmuar klubin”, pohoi Liridon Balaj.

Ai ka nisur që të merret me futboll që në moshën 10-vjeçare.

Pasi që i ka kaluar të gjitha kategoritë te Besa, Balaj para dy viteve e gjysmë u inkuadrua në ekipin e parë.

“Synimet e mia në karrierë janë që të luajë në ndonjë skuadër në Evropë”, pohoi Balaj.

Image

Ky i fundit ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-19 e cila drejtohet nga Ramiz Krasniqi.

“Kam qenë pjese e Kosovës U-19 ndërkohë që ende nuk jam ftuar nga Kosova U-21”, përfundoi Liridon Balaj.

Image