Turqia befason kampionen e botës

Turqia befason kampionen e botës

Sport June 08, 2019 - 22:37
Detajet

Turqia e ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Francës në ndeshjen e vlefshme të grupit H të kualifikimeve për “EURO 2020”, transmeton zeri.info

Turqit triumfuan 2:0 ndaj kampiones së botës.

Kaan Ayhan e shënoi golin e parë për turqit në minutën e 30-të, kurse goli i dytë erdhi nga Cengiz Under (40’).

Pas kësaj fitore, Turqia tani rrëmben pozitën e parë në grup me 9 pikë, 3 më shumë sesa Franca, që gjendet në pozitën e dytë.

Pjesë e këtij grupi është edhe kombëtarja shqiptare, që momentalisht gjendet në pozitën e katërt me 3 pikë./Zëri