Trajneri serb Ljubisa Tumbakovic refuzoi të paraqitet ndaj Kosovës, Serbia i bën një super-ofertë
Sport
June 08, 2019 - 09:51
Detajet
Para ndeshjes së djeshme mes Malit të Zi dhe Kosovës, në Podgoricë u shkaktua një skandal i madh në Podgoricë.
Pas presioneve nga Beogradi, trajneri Ljubisa Tumbakovic dhe futbollistët serb Mirko Ivanic dhe Vladmir Stojkovic refuzuan të luajnë kundër Kosovës.
Pas gjithë kësaj, Federata e Futbollit të Malit të Zi vendosi që ta shkarkojë trajnerin Tumbakovic, shkruan Zëri.info.
Por, duket se trajneri serb Tumbakovic nuk do të qëndrojë edhe shumë gjatë i papunë.

Siç raportojnë mediet serbe, Tumbakovic mund të emërohet së shpejti trajner i Serbisë.
Serbia u mposhtë dje 5:0 nga Ukraina, ndërkaq Federata serbe mund të vendos për shkarkimin e Mladen Krstajic.
Pra, bëhet e ditur se Tumbakovic mund të vihet në krye të Kombëtares serbe./Zëri.info