
Ky pritet të jetë kapiteni i Kosovës ndaj Malit të Zi
Kosova do të luajë sonte në udhëtim te Mali i Zi në ndeshjen e saj të dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.
“Dardanët” do të mundohen ta vazhdojnë ecurinë prej 12 ndeshjeve pa humbje, derisa do të kërkojnë fitoren ndaj malazezëve, të cilët edhe pse luajnë në shtëpi nuk do të mundë të llogarisin në ndihmën e tifozëve, pas dënimit nga UEFA për ta zhvilluar ndeshjen me dyer të mbyllura për shikuesit.
Kur u pyet për konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i Kosovës, Bernard Challandes nuk tregoi se kush do të jetë kapiten për këtë sfidë.
“Nuk do të luajnë katër kapitenët, kush do të bëhet nuk ka rëndësi, do t’i shikoj stërvitjet dhe do të vendosim për kapiten”, kishte thënë ai.
Por, sipas “Kosovan Football”, kapiteni i “Dardanëve” në këtë takim do të jetë sulmuesi Vedat Muriqi./Zëri