Aro Muriç paralajmëron Malin e Zi para ndeshjes së nesërme në Podgoricë
Sport
June 06, 2019 - 09:30
Detajet
Arijanet Muriç e nisi karrierën në nivel ndërkombëtar te grupmoshat e reja të Malit të Zi.
Megjithatë, vitin e kaluar, portieri i Manchester Cityt pranoi ftesën për ta përfaqësuar Kosovën, raporton Zëri.info.
Portieri shqiptar pritet të jetë në portë për dy ndeshjet e radhës së Kosovës në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020” kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Nesër, Mali i Zi është nikoqir i Kosovës në Podgoricë dhe Muriç duket më i gatshëm se kurrë.

Përmes një foto të postuar në rrjetin social Instagram, Muriç i ka paralajmëruar kundërshtarët e Kosovës.
“Është vetëm fillimi”, shkroi portieri që luan në Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolës./Zëri.info