Agim Cana akuzoi portierin e Vëllaznimit, por Kushtrim Mushica mendon më ndryshe
Në ndeshjen e barazhit, Trepça'89 arriti ta mposhtë Vëllaznimin dhe të mbetet në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar në "Fadil Vokrri" në Prishtinë, mitrovicasit fituan me rezultat 4:2, raporton Zëri.info.
Ndërsa, pas ndeshjes, presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana kishte 'shpërthyer' në akuza gjithashtu edhe për portierin Altik Muhaxhiri.
Por, ish-portieri i njohur Kushtrim Mushica i ka dalur në mbrojtje portierit të Vëllaznimit.
"Kam pasur rastin të jem koleg me Altik Muhaxhirin dhe e njoh sepse kam punuar me të", tha Mushica në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.
"Edhe prindi i tij ka qenë portier, dhe që mbahet si njëri prej më të mirëve nga Vëllaznimi", vlerësoi Mushica.
"Mendoj se Altiki është i pastër në këtë rast", shtoi Mushica./Zëri.info