Agim Cana zbulon se kush e paralajmëroi se ndeshja Trepça '89 - Vëllaznimi është e kurdisur
Presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana, është rrëfyer pasi që skuadra e tij nuk arriti që të inkuadrohet në Superligë përmes ndeshjes së barazhit, shkruan Zëri.info.
Vëllaznimi në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, humbi nga Trepça '89 me rezultat 4:2.
Cana ka lëshuar akuza të rënda pas ndeshjes.
"Njerëzit më kane thënë se ndeshje ka qenë e kurdisur. Më kanë ardhur shumë mesazhe se ndeshja ka qenë e kurdisur. Nuk mund të jap emra, por janë njerëz shumë të mëdhenj në futbollin e Kosovës. Unë i kam besuar FFK-së dhe nuk ka reaguar", ka thënë Agim Cana për Sports Show në Klan Kosova, përcjell Zëri.info.
"Ky është rast i mirë për Federatën dhe hetuesinë që ta hetojë këtë ndeshje", tha ndër të tjera Agim Cana.
Vëllaznimi e mbylli kampionatin në Ligën e Parë në pozitën e katërt. /Zëri.info