
Në Angli luhet më ndryshe, Federata e Futbollit merr vendimin e paimagjinueshëm për kartonin e verdhë
Pas shumë zërave dhe debateve për ndryshimin e rregullit të kartonit të verdhë, Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që në edicionin tjetër, çdo futbollistë që ndëshkohet me karton të verdhë do të largohet për dhjetë minuta nga fusha.
Ky rregull në fillim do të testohet në Ligën e Pestë të futbollit anglez dhe ligat tjera amatore, pastaj do të merret në shqyrtim edhe për ligat tjera, shkruan Zëri.info.
Në këtë penalizim të largimit nga loja për dhjetë minuta hyjnë edhe portierët nëse ndëshkohen me karton të verdhë, diçka që e vështirëson situatën tejmase në fushë.
Nëse portieri largohet nga loja, atëherë një nga bashkëlojtarët e tij duhet të hyjë në portë derisa portieri e kryen dënimin.
Nëse dënimi i dhjetë minutave është kryer dhe ndeshja është në zhvillim e sipër, atëherë portieri duhet të luaj njëherë si lojtar deri sa të bëhet një ndërprerje gjatë ndeshjes, kur edhe do të mund të rikthehet në pozitën e tij./Zëri.info