Guardiola te Juve? Zbulohet e vërteta

Guardiola te Juve? Zbulohet e vërteta

Sport May 27, 2019 - 12:21
Detajet

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë se klubi italian nuk ka pasur asnjë kontakt me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, transmeton zeri.info

Massimiliano Allegri nuk do të jetë në krye të bardhezinjve në edicionin e ardhshëm dhe klubi italian është vënë në kërkim të një trajneri të ri, derisa ishte raportuar se ka arritur marrëveshje me Guardiolan.

Por, kjo është mohuar nga Paratici.

“Unë mendoj se jetojmë në një botë të çuditshme. Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt, ne as që e kemi menduar këtë sepse ai (Guardiola) është nën kontratë. Gjithçka më duket shumë e çuditshme mua”, ka deklaruar Paratici./Zëri