'Shpërthen' komentatori Skyfter Blakaj, bën kritikën më të mirë për futbollin e Kosovës

'Shpërthen' komentatori Skyfter Blakaj, bën kritikën më të mirë për futbollin e Kosovës

Sport May 20, 2019 - 18:54
Detajet

Drejtori ekzekutiv i Flamurtarit, Bashkim Hasani dhe gazetari i sportit, Skyfter Blakaj janë të ftuar në emisionin "90 Plus" në Zëri TV.

Blakaj, i cili është edhe komentator, ka folur nivelin e futbollit në Superligën e Kosovës, shkruan Zëri.info.

Në mes të tjerash, Blakaj thotë se Superliga e Kosovës është kampionat gjysmë-amator.

"Jemi larg profesionalizmit. Superliga e Kosovës është kampionat gjysmë-amator", tha Blakaj në "90 Plus".

"Problem tjetër është se në futbollin e Kosovës vlerësohen më shumë të huajt, si futbollistët ashtu edhe trajenrët", vlerësoi Blakaj.

"Edhe në Përfaqësuese nuk kemi futbollistë që mund të dërgojmë nga Superliga, përveç Visar Bekaj", shtoi Bekaj./Zëri.info