Edi Reja i fton në Kombëtare dy futbollistë nga kampionati shqiptar

Edi Reja i fton në Kombëtare dy futbollistë nga kampionati shqiptar

Sport May 20, 2019 - 16:25
Detajet

Më në fund erdhi ftesa nga Kombëtarja për Bruno Telushin, mesfushorin e Partizanit. Pas Lorenc Trashit tashmë janë dy lojtarët e të kuqve, që kanë marrë ftesë nga trajneri Edi Reja.

“Supersport” raporton se trajneri italian ka çuar ftesën pranë klubit të kuq për Trashin dhe Telushin.

Edi Reja ende nuk e ka shpallur listën zyrtare për ndeshjet e radhës , por emrat e të grumbulluarve po dalin një e nga një.