Agim Ademi: Ky futbollist do të na mungojë shumë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë
Sport
May 19, 2019 - 21:39
Detajet
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t'i zhvillojë dy ndeshjet në muajin qershor në kuadër të eliminatoreve për Evropianin "Euro 2020".
Fillimisht, më 7 qershor, Kosova udhëton në Podgoricë për t'u përballur me Malin e Zi, e më pas më 10 qershor në Sofje si mysafir i Bullgarisë, shkruan Zëri.info.
Ndërkaq, Agim Ademi, i pari i futbollit në Kosovë, thotë se FFK-ja i ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura.
"Federata i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, përveç punës profesionale që i takon trajnerit Bernard Challandes", tha Agim Ademi në "Arena Sportive".
"Fatmirsisht të gjithë futbollistët janë në formë të lartë, por brengë është Hekuran Kryeziu, i cili do të na mungojë shumë në të gjitha aspektet", shtoi Agim Ademi./Zëri.info