Baseli i Xhakës, Ajetit dhe Zhegrovës e fiton Kupën e Zvicrës

Baseli i Xhakës, Ajetit dhe Zhegrovës e fiton Kupën e Zvicrës

Sport May 19, 2019 - 15:53
Detajet

Baseli i futbollistëve shqiptarë, Taulant Xhaka, Albian Ajeti dhe Edon Zhegrova ka triumfuar sot në finalen e Kupës së Zvicrës, transmeton zeri.info

Baseli në finale e mposhti Thunin me rezultatin 2:1.

Albian Ajeti e shënoi golin e parë për Baselin në minutën e 23-të, derisa pjesa e parë u mbyll me shifrat 1:0.

Fabian Frei shënoi për 2:0 në minutën e 77-të, para se rezultatin ta ngushtonte Dejan Sorgic (82’).

Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka u paraqitën për 90 minuta te Baseli, derisa Edon Zhegrovës nuk iu dha asnjë minutë./Zëri