
Guardiola te Juve? Flet spanjolli
Sport
May 17, 2019 - 15:01
Detajet
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se nuk do të shkojë te Juventusi apo në Itali, transmeton zeri.info
Juve e konfirmoi sot largimin e Massimiliano Allegrit në fund të këtij edicionit, derisa në listën e emrave si zëvendësues të mundshëm të strategut italian ishte përfshirë edhe Guardiola.
“Sa herë duhet ta them? Nuk do të shkojë te Juventusi. Nuk do të shkojë në Itali”, deklaroi Guardiola.
“Jam i kënaqur këtu dhe nuk do të shkojë askund tjetër. Edicionin e ardhshëm do të jem trajner i Manchester Cityt, e kam thënë shumë herë”, shtoi ai.
Kandidatët e tjerë për stolin e Juves raportohet të jenë Mauricio Pochettino, Simone Inzaghi dhe Antonio Conte./Zëri