Dikur sulmues i njohur, tash kamerier

Dikur sulmues i njohur, tash kamerier

Sport May 16, 2019 - 20:52
Detajet

Ish-sulmuesi i Cagliarit dhe Malagas, Dario Silva sot punon si kamarier, transmeton zeri.info

Ish-futbollisti uruguaian, që ka shënuar 114 gola në karrierën e tij, ka zbuluar se si jeta e tij ka ardhur deri në këtë pikë.

“E lashë futbollin në vitin 2006, pasi mësova se babait tim i kishin mbetur edhe 3 muaj jetë. Më pas pësova një aksident, ku pata probleme me këmbën dhe mjekët bënë art, duke mundësuar lëvizjen time sërish. Aktualisht punoj si kamarier, pasi menaxherët më kanë marrë thuajse gjithçka”, ka deklaruar Silva.

Momentalisht uruguaiani 46-vjeçar jeton dhe ushtron profesionin e kamerierit në qytetin e Malagës, atje ku edhe luajti futboll në periudhën 1999-2003./Zëri