Eroll Salihu komenton gjasat e Kosovës në ndeshjen kundër Malit të Zi
Sport
May 13, 2019 - 19:23
Detajet
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu dhe trajneri Kushtrim Munishi janë të ftuar në emisionin e sotëm të "90 Plus" në TV Zëri.
Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë dy ndeshje eliminatore për "Euro 2020" muajin e ardhshëm, ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, shkruan Zëri.info.
Ndërkaq, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu thotë se Kosova ka dy mundësi për t'u kualifikuar.
"Në eliminatore i kemi dy mundësi, le të shpresojmë", tha Salihu në "90 Plus".
"Por, si Bullgaria, ashtu edhe Mali i Zi e ka përvojën", vlerësoi Salihu, përcjell Zëri.info.
"Malazezët janë skuadër solid dhe nuk duhet të nënvlerësohet askush", shtoi Salihu./Zëri.info