Ismet Munishi lavdëron Mërgim Pefqelin: Golin e shënoi sikur në termin
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi e ka komentuar derbin mes Prishtinës dhe Llapit.
Ndeshjen në fjalë në kuadër të Superligës së Kosovës e fitoi Prishtina me rezultat 1:0, shkruan Zëri.info.
Në mes të tjerash, Munishi lavdëroi edhe futbollistin hero Mergim Pefqeli, i cili e shënoi golin e fitores.
"Prishtina si gjithmonë me lojë të fortë në mbrojtje, është një skuadër që vështirë i shënon gol dhe është një skuadër që të ndëshkon", tha Munishi në "Sports Show".
"Mergim Pefqeli është një futbollist jashtëzakonisht i mirë, golin e shënoi aq lehtë sikur në termin. Mos-inkuadrimi i tij tregon për lojën defanzive të Prishtinës", vlerësoi Munishi.
"Loja nuk ishte sipas pritshmërive, sidomos nga Llapi që ka shkëlqyer në shtatë ndeshjet e fundit", shtoi Munishi./Zëri.info