Zbulohet një e vërtetë e pathënë: Ish-ylli i Kosovës nuk merrte pagë në bankë mbi dhjetë muaj

Zbulohet një e vërtetë e pathënë: Ish-ylli i Kosovës nuk merrte pagë në bankë mbi dhjetë muaj

Sport April 30, 2019 - 09:04
Detajet

Këshilluesi i sportit, Armend Kelmendi ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me pagat mesatare të futbollistëve në Kosovë.

Kelmendi, i shkolluar në Cyrih të Zvicrës për çështje sportive, punon edhe si menaxher i futbollistëve, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan Zëri.info.

Në mes të tjerash, Kelmendi ka zbuluar edhe rastin juridik të ish-reprezentuesit të Kosovës, Mërgim Brahimi.

Image

“Rasti që dua ta zbuloj është i ish-reprezentuesit të Kosovës, Mërgim Brahimi, i cili ka qenë njëri prej më të mirëve në pozitën e tij”, tha fillimisht Kelmendi në “Dueli Sportiv”.

“FIFA nuk ia sqaroi statusin e tij, ai e ka pasur një rast të vështirë në klubin grek Panionios, ku i ka munguar paga, në xhirollogarinë e tij nuk janë transferuar pagat me mbi dhjetë muaj”, zbuloi Kelmendi.

“Unë kam qenë përfaqësues i tij dhe e kam zgjidhur këtë lëndë pas shtatë muajsh dhe sot ai është agjent i lirë”, shtoi Kelmendi, përcjell Zëri.info

Ndryshe, 26-vjeçari tani është pa klub, ndërsa më parë ka luajtur në Panionios, Grasshoppers, FC Wohlen dhe FC Aarau.

Image

Ndërkaq, në nivel ndërkombëtar, nga viti 2011 deri në vitin 2012, Brahimi ka përfaqësuar Shqipërinë, për të luajtur më pas dy vite me Zvicrën U-21.

Kurse, për Përfaqësuesen e Kosovës bëri dy paraqitje në vitin 2015, ku edhe shënoi dy gola. Pozita e tij në fushën e lojës është mesfushor ofanziv./Zëri.info