Federata e Futbollit e Kosovës me vendim të rëndësishëm për tri xhirot e fundit

Federata e Futbollit e Kosovës me vendim të rëndësishëm për tri xhirot e fundit

Sport April 24, 2019 - 15:40
Detajet

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur para dy ditësh, ka bërë një ndryshim sa i përket orarit të garave, përcjell Zëri.

Përmes ueb-faqes të FFK-së, është ndryshuar orari i ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë deri në përfundim të edicionit.

Konkretisht, të gjitha ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë në tri javët e fundit do të zhvillohen në ditën e njejtë dhe kohën e njejtë.

Sipas FFK-së, ky ndryshim ka ardhur për shkak të evitimit të keqpërdorimeve eventuale dhe transparences në kampionat në fazën vendimtare të këtij edicioni./Zëri/

Image