Red Bull heq dorë nga titulli

Red Bull heq dorë nga titulli

Sport April 23, 2019 - 09:46
Detajet

“Janë zhvilluar vetëm tri gara dhe duhet të jemi optimist, por duhet të jemi edhe me këmbë në tokë”, kështu është shprehur Christian Horner, shefi i Red Bull.

Deri më tani, austriakët nuk kanë fituar asnjë garë në këtë Botëror të Formula 1, aty ku po dominon Mercedes, shkruan Zëri.

“Këtë edicion nuk kemi një synim të saktë për sa i përket fitoreve. Natyrisht që nuk kemi shumë gjasa për titull, madje ato janë minimale. Gjithsesi, në duam të ngushtojmë diferencën me rivalët, ashtu sikurse bëmë edhe vjet, që në fund të edicionit ishim më të shpejtë”, tha Horner.

“Ne duam që Max Verstappen këtë edicion të jetë një shkallë më lart se vitin e kaluar. Një pilot në rritje, ndaj po punojmë për t’i dhënë një makinë të shpejtë në çdo garë. Red Bull në Bahrein ishte më e shpejtë krahasuar me garën e Australisë, ndaj shumë shpejt do të befasojmë rivalët me të tjera risi”, tha Horner në mes të tjerash./Zëri/