Me të ardhur në Kosovë kishte kritika, por sot gazetari spanjoll befason me fjalët për Prishtinën

Me të ardhur në Kosovë kishte kritika, por sot gazetari spanjoll befason me fjalët për Prishtinën

Sport April 23, 2019 - 09:28
Detajet

Pedro Rodriguez Galvez ka arritur në Kosovë për ta bërë një dokumentar rreth suksesit të Përfaqësues tonë në futboll.

Gazetari nga Spanja, Pedro Rodriguez Galvez me të arritur në Kosovë është befasuar fillimisht me aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Spanjolli është befasuar me prezencën e pakët të njerëzve në aeroport, gjersa ka kritikuar edhe transportin publik për në kryeqytet, shkruan Zëri.

Galvez ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Twitter, duke i shprehur këto paknaqësi.

“Zbrita në Kosovë. Gjëja e parë që më befason është se vështirë po gjej njerëz në aeroport dhe nuk ka transport publik në qytet. Zgjidhja e vetme për të shkuar atje është të marrësh taksi (35 euro) apo të marrësh një veturë me qëra (30 euro). Zgjodha të ngas nëpër rrugët e Kosovës” ka shkruar në Twitter Galvez.

Megjithatë, mendimet e gazetarit në fjalë për Prishtinën kanë ndryshuar pas shëtitjes së tij nëpër rrugët e kryeqytetit.

Pedro Rodriguez Galvez ka vizituar së fundmi disa objekte historike, ku ka mbetur i mahnitur.

“Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është qytet i mrekullueshëm. Më të vërtetë më pëlqejnë objektet e saj. Pas disa shëtitjeve, jam gati për të shkuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, aty ku Kosova është kualifikuar në Ligën C të Ligës së Kombeve pas fitores 4:0 ndaj Azerbajxhanit”, shkruan Pedro në llogarinë e tij në Twitter./Zëri/