Ilda Bejleri 'shpërthen' në Instagram, publikon video provokuese
Sport
April 22, 2019 - 17:04
Detajet
Ilda Bejleri është njëra prej prezentuesve më të njohura të ekranit televiziv në Shqipëri.
Bukuroshja me prejardhje nga Gjakova drejton emisionin e saj në Shqipëri, i cili ndiqet nga shumë futbolldashës, shkruan Zëri.
Përveç Kombëtares shqiptare, Ilda njihet edhe si tifoze e flaktë e Përfaqësueses së Kosovës.
Madje, ajo së fundmi ishte në Prishtinë për ta parë ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë të zhvilluar në "Fadil Vokrri".
Së fundmi, përmes rrjetit social Instagram, Ilda ka publikuar disa video, ku shihet duke dëgjuar muzikë të huaj në veturë.

Edhe kësaj radhe, pamja e saj mbresëlënëse ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj./Zëri/
