Ramiz Lladrovci me urim special për klubin e basketbollit

Ramiz Lladrovci me urim special për klubin e basketbollit

Sport April 21, 2019 - 23:57
Detajet

Dje, në Drenas u zhvillua ndeshja e tretë finale e Ligës së parë të Koosvës në basketboll, ndërmjet Feronikelit dhe Vëllaznimit të Gjakovës.

Pas dy ndeshjeve paraprake, rezultati i serisë finale ishte 1:1, pasi të dyja skuadrat kishin shënuar fitore para publikut të tyre, ndërkaq anëtarin e ri duhej ta vendoste ndeshja e tretë. 

Kështu, pas fitores ma rezultat 70:49 Feronikeli u bë anëtar i ri i Superligës së Kosovës në basketoll, duke shkuar kështu një faqe të historisë për basketollin e Drenasit, shkruan Zëri.

Të përkujtojmë me këtë rast se, Feronikeli ishte themeluar vitin e kaluar, ndërsa me ftesë speciale nga FBK, e kishte siguruar statusin e anëtarit të Ligës së Parë të Kosovës luajti vetëm një edicion, ndërsa në edicionin e ardhshëm skuadra e Feronikelit do të bëjë gara në ligën elite të basketbollit kosovar. 

Image

Ndërkaq, këtë sukses të skuadrës së Feronikelit në basketboll, e ka uruar edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Në mes të tjerash, Lladrovci thotë se Drenasi është krenar me sportistët e vet dhe me gjeneratat e reja që merren me sportin.

Shkrimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në Facebook:

"Prej tani, edhe një ekip sportiv nga Drenasi, i bashkohet sportit elitar në Republikën e Kosovës, Klubi i Basketbollit " Ferronikeli".

KB "Ferronikeli" është pjesë e Supërligës së Kosovës në basketboll.

Përgëzime për trajnerin, basketbollistët dhe në veçanti z. Naser Ramën, kryetarin e klubit, i cili me financimin e vet, solli lojtarë cilësor dhe qëndroi pranë klubit me tërë kapacitetin si dhe basketbollistin Alban Veselin, krenarinë e sportit të Drenasit.

Drenasi, është krenar me sportistët e vet dhe gjeneratat e reja që me pasion merren me sport duke u bërë pjesë e kompeticioneve elitare.

Urime KB "Ferronikeli", urime sportdashës dhe qytetarë të komunës së Drenasit!"./Zëri/