Gabimi i Shkodran Mustafit i kushton me humbje Arsenalit

Gabimi i Shkodran Mustafit i kushton me humbje Arsenalit

Sport April 21, 2019 - 18:57
Detajet

Në momentin kur pritej që Arsenali ta rikthente vendin e tretë, diçka tjetër ishte në mendjet e lojtarëve.

Arsenali ka pësuar humbje turpëruese nga Crystal Palace me rezultat 2-3 në ndeshjen e zhvilluar në Londër.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Mesut Ozil shënuan golat e vendasit, të cilët e pësuan këtë humbje të papritur.

Image

Ndërsa, Benteke, McArthur dhe Zaha shënuan golat e fitores për mysafirët sot.

Pas 34 javësh, Arsenali mbetet në vendin e katërt me 66 pikë, ndërkaq, Crystal Palace në vendin e 12-të me 42 pikë./Zëri/