E dashura e yllit të Ajaxit ironizon me Ronaldon

E dashura e yllit të Ajaxit ironizon me Ronaldon

Sport April 18, 2019 - 18:49
Detajet

Matthijs de Ligt është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Ajaxit, transmeton zeri.info

Holandezi, i cili është pjesë e Ajaxit qysh prej moshës 10-vjeçare, shënoi golin vendimtar për ekipin e tij ndaj Juventusit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Falë golit të tij, klubi holandez triumfoi 2:1 në Torino dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas këtij suksesi ndaj Ronaldos më shokë, është normale që të ketë eufori në kampin e Ajaxit.

AnneKee Molenar, e fejuara e de Ligt, ka publikuar foto të shumta gjatë festës së kualifikimit.

Image

Image

Image

Image

Një përshëndetje të veçantë ia rezervon Cristiano Ronaldos, me faqen e parë të Gazzetta dello Sport, duke e shoqëruar me mesazhin, “ciao”./Zëri