Konfirmohen datat e gjysmëfinaleve të para në Ligën e Kampionëve
Tashmë janë konfirmuar dy çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas ndeshjeve dramatike në çerekfinale.
Vetëm 24 orë pasi Barcelona dhe Ajaxi eliminuan Manchester Unitedin, respektivisht Juventusin, Manchester City u eliminua nga Tottenhami dhe Liverpooli kaloi fare lehtë ndaj Portos, shkruan Zëri.
Natyrisht, kishte momente shokuese në çerekfinale, ku Juventusi i Cristiano Ronaldos dhe Manchester City i Pep Guardiolas u eliminuan ani pse konsideroheshin favoritë javë më parë.
Por, Lionel Messi dhe Barcelona mbeten në garë në gjysmëfinale do të përballen me Juventusin, kurse Tottenhami është kundërshtar i Ajaxit në gjysmëfinalen tjetër.
Ndërkaq, tashmë dihen edhe datat e dy ndeshjeve të para gjysmëfinale.
Më 30 prill, Tottenhami e pret Ajaxin në “Tottenham Hotspur Stadium”, kurse më 1 maj, Barcelona është nikoqir i Liverpoolit në “Camp Nou”./Zëri/