Leksion qytetarie në Gjakovë: Momenti kur i gjithë stadiumi duartroket 89-shin pas golit të katërt ndaj Vëllaznimit

Leksion qytetarie në Gjakovë: Momenti kur i gjithë stadiumi duartroket 89-shin pas golit të katërt ndaj Vëllaznimit

Sport April 17, 2019 - 17:54
Lexo tjera detaje

Me një lojë shumë të mençur, Trepça ’89 e deklasoi Vëllaznimin në Gjakovë duke e mundur me rezultat të thellë 4:0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Kuqezinjtë dominuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste, por mitrovicasit ishin “vrasës” me kundërsulmet e tyre, duke dënuar vendësit pothuajse sa herë goditën portën e tyre, përcjellë Gazeta Olle.

E pas golit të katërt, i gjithë stadiumi duartrokiti ekipin mysafir.

Ishte një panoramë e bukur, me gjakovarët që dhanë leksion qytetarie, duke duartrokitur ekipin kundërshtar.

Më poshtë videoja e postuar nga tifozi i futbollit vendor, Shpend Thaçi.