FSHF vendos për çështjen e Peter Olayinkas në Kombëtares e Shqipërisë

FSHF vendos për çështjen e Peter Olayinkas në Kombëtares e Shqipërisë

Sport April 15, 2019 - 17:48
Detajet

Shqipërisë mund t’i bashkohet një nigerian. Nuk bëhet fjalë për trajnerin e ri, por një sulmues që ka luajtur gjatë në vendin tonë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut po spikat në Ligën e Evropës, Peter Olayinka, me fanellën e Slavias së Pragës dhe kaq ka mjaftuar që rreth tij të qarkullojnë zëra edhe për Kombëtaren.

Nigeriani ishte protagonist në kualifikimin e çekëve në fazën çerekfinale, teksa asistoi në golin e kualifikimit. 23-vjeçari u aktivizua titullar edhe në përballjen në sfidën e fundit ndaj Çelsit, që u fitua nga londinezët me rezultatin 0-1, por Olainka do të mungojë në sfidën e kthimin në “Stemford Brixh”, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Paraqitja fantastike e sulmuesit ka rikthyer sërish në vëmendje idenë e pajisjes me pasaportë shqiptare të nigerianit. Olainka është aktivizuar 4 vite në Shqipëri, teksa ka veshur në të kaluarën fanellën e Bylisit dhe Skënderbeut.

“Sulmuesi është i gatshëm të luajë me Kombëtaren kuqezi”, ishte një lajm që dje ka qarkulluar në mediat nigeriane dhe burimi i këtij informacioni ka qenë “Brila.net”, e cila ka shkruar se mundësia e natyralizimit të 23-vjeçarit është krejtësisht e realizueshme.

Image

Referuar këtij informacioni, gazeta “Panorama Sport” është interesuar pranë sektorit të ekipeve Kombëtare në FSHF, por nuk ka pasur asnjë lëvizje në këtë drejtim. Burime zyrtare pranë kuqezinjve kanë mohuar ekzistencën e kësaj piste deri më tani. Ndërkaq, Shqipëria është në pritje të prezantimit të trajnerit të ri gjatë javës.

\