Valon Berisha pranë largimit nga Lazio, mediumi i njohur e lidh kosovarin me klubin anglez
Një ndeshje e vetme si startues në kampionat, dhe shtatë të tjera si zëvendësues – këto janë shifrat e Valon Berishës me Lazion në Serie A në sezonin e tij debutues.
Në përgjithësi, mesfushori i Kosovës ka luajtur 192 minuta minuta në kampionatin elitar italian.
Ky numër mund të rritet edhe për pak minuta me paraqitjet e tij në Ligën e Evropës, ku Berisha ka luajtur tri herë si startues dhe dy herë nga minuta e parë që dërgojnë minutazhin e tij në 289 minuta, pa i harruar edhe 27 minutat e tij në Kupën e Italisë, shkruan Zëri.
Valon Berisha është duke u konsideruar një lojtar ‘misterioz’ tashmë te Lazio.

Ai arriti verën e kaluar në kryeqytet me reputacion të lartë ashtu si Correa.
Tifozët e Lazios kishin admirim për mesfushorin kosovar, pasi që e njihnin atë nga përballja e vitit të kaluar kundër Salzburgut në Ligën e Evropës.
Të gjithë tifozët ishin të bindur se Berisha do të bëhej një lojtar kyç për skuadrën bazë të Simone Inzaghit.
Para kësaj, Berisha dështoi të përshtatej me futbollin italian, por lojtari vazhdimisht ka pasur edhe probleme me lëndime.
Në fund të këtij sezoni, Berisha së bashku me përfaqësuesit e tij priten të ulen në një tryezë me drejtuesit e Lazios, ku me shumë gjasë priten të arrijnë marrëveshje për ndërprerje të bashkëpunimit.
Por, cila mund të jetë e ardhmja e Valon Berishës.
Mediumi britanik, “BirminghamMail” e ka vendosur Berishën në mesin e lojtarëve që klubi i Aston Villës mund t’i transferojë në afatin kalimtar veror.
Aston Villa momentalisht renditet në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës së Dytë të Anglisë, ku pritet të jetë në play-off për t’u promovuar në kampionatin elitar anglez, Premierligë, shkruan Zëri.

Shtatë lojtarë të skuadrës së parë të Aston Villas mbeten pa kontrata në fund të sezonit dhe disa lojtarë të huazuar priten të rikthehen në klubet e tyre ‘amë’ në verë, kështu që kryesia e klubit do të ketë shumë punë në tregun e transferimeve.
Sipas mediumit në fjalë, Aston Villa duhet ta shqyrtojë mundësinë e transferimit të mesfushorit nga Kosova.
Në këtë artikull të publikuar nga “BirminghamMail”, Valon Berisha konsiderohet mesfushor i fuqishëm, por se së bashku me të preferojnë edhe mesfushorin aktual të Manchester Unitedin, Fred, i cili mund të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës.
Përveç Berishës, Aston Villa mund ta konsiderojë edhe transferimin e bashkëlojtarit të Berishës te Lazio, Riza Durmishi, i cili poashtu ka dështuar t’i gjejë hapësirat e duhura te klubi kryeqytetas./Zëri/