A është në lidhje me pronarin kinez të Interit? Përgjigjet Erjona Sulejmani
Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit ka sqaruar gjithçka rreth lidhjes eventuale me biznesmenin kinez, i cili e ka në pronësi klubin e madh italian
Pronari i Interit, Steven Zhang flitet se është në lidhje me bukuroshen shqiptare, Erjona Sulejmani, ish-bashkëshorte e futbollistit Blerim Xhemaili.

Mirëpo, modelja shkodrane ka sqaruar gjithçka rreth këtij rasti, duke i hedhur poshtë spekulimet për një lidhje eventuale me biznesmenin kinez.
“Ta bëjmë të qartë një gjë: fakti se bëj tifo për Interin që kur isha 10 vjeçare, nuk do të thotë asgjë tjetër pos të jem tifozë e këtij klubit. Për të tjerat, nuk e di me të vërtetë se kah kanë rrjedhur ato lajme”, ka thënë Erjona, e cila njihet për linjat e saj perfekte dhe për bukurinë.
Erjona është bërë mbretëreshë e rrjeteve sociale dhe për të flitet shumë, sidomos pas ndarjes me Blerim Xhemailin.

Çifti i dikurshëm e ka një fëmijë, djalin e vogël të cilin e kanë quajtur Luan. /Gazeta Express/
