Afrim Tovërlani komenton 'Derbin e Anamoravës', tregon nëse gjyqtari gaboi me kartonët e kuq
Sport
April 08, 2019 - 19:12
Detajet
Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani dhe gazetarja, Genta Cana janë të ftuar në emisionin “90 Plus” në Zëri TV.
Gjilani dhe Drita barazuan mbrëmë pa gola në kryendeshjen e javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Ndërsa, Tovërlani thotë se gjyqtari Dardan Çaka gaboi paksa me vendimet e tij.
“Gjilani ka treguar që moti se është djep i futbollit, kjo u tregua në tribuna”, vlerësoi Tovërlani.
“Drita kishte disa raste më të mira, por që nuk mund të themi se e meritoi Kosovën”, shtoi Tovërlani.
“Por, po të isha në vend të gjyqtarit nuk do të jepja kartonët e kuq, sepse kështu e ‘vrau’ ndeshjen”, u shpreh trajneri i mirënjohur kosovar në “90 Plus”./Zëri/