Marco Reus dhe e dashura e tij seksi bëhen prindër, Dortmundi ka një mesazh për çiftin e mrekullueshëm

Marco Reus dhe e dashura e tij seksi bëhen prindër, Dortmundi ka një mesazh për çiftin e mrekullueshëm

Sport April 01, 2019 - 12:14
Detajet

Ylli i Gjermanisë, Marco Reus dhe e dashura e tij mahnitëse, Scarlett Gartmann e kanë pritur fëmijën e tyre të parë. 

Anëtari i Borussia Dortmundit është bërë baba i një vajze, duke e bërë këtë vit edhe më të veçantë, shkruan Zëri.

Image

29-vjeçari ka marrë urime edhe nga klubi i tij perms rrjetit social Twitter.

Image

“Babai Reus. Kapiteni Marco Reus është zyrtarisht baba i një vajze të shëndoshë. Urimet tona më të përzemërta shkojnë për Marco dhe Scarlett. Mirësevini në familjen e BVB-s, prindesha e vogël”, shkruhet në postimin e Dortmundit.

Reus është në lidhje me modelen në fjalë që nga viti 2015.

Gartmann është përdoruese e rregulltë e Instagramit dhe numëron rreth 229 mijë ndjekës.

Image

Asaj i pëlqen kalërimi si dhe udhëtimet e gjata.

Vlen të përmendet se ajo ka pozuar edhe për kompanitë e famshme si veturave si Volkswagen dhe Hyundai./Zëri/ 

Image