![Edhe një mirënjohje për “pleshtin”](/uploads/zeri.info/images/2019/March/29/auto_6d17ca668982edef40d42e4d41d949c11553892480.jpg)
Edhe një mirënjohje për “pleshtin”
Sport
March 29, 2019 - 21:46
Lexoni detajet
Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi e ka marrë edhe një mirënjohje, në vargun e shumë të tillave që i ka marrë deri më tash, ndërsa është fjala për një mirënjohje shumë të veçantë, shkruajnë mediet spanjolle, përcjell zeri.info.
Në të vërtetë, asi argjentinas e ka marrë trofeun për golin më të mirë në historinë e Barcelonës, të cilin e kanë votuar tifozët e klubit katalonas.
Golin e përmendur Messi e kishte shënuar kundër Getafes 12 vjet më parë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit. /Zëri/