Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë duelin e radhës në prill, mësohet emri i kundërshtarit të boksierit nga Kosova
Sport
March 28, 2019 - 10:42
Detajet
Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë përballjen e radhës kundër gjermanit Stefan Haertel në muajin e ardhshëm.
Boksieri kosovar kërkon që ta mbrojë titullin e kampionit evropian, andaj më 26 prill do të përballet me Haertel, shkruan Zëri.
Krasniqi është duke u përgatitur që disa muaj për këtë përballje të vështirë, teksa Krasniqi nuk e ka ndërmend ta lëshojë nga duart titullin e kampionit evropian.

Në versionin EBU, Krasniqi do të përballet me Hartel më 26 prill në Gjermani.
Në rast të fitores, Krasniqi ka mundësi të përballet me ish-kampionin e botës, Juergen Braehmer.
Ndryshe, Krasniqi gjithnjë ka potencuar se objektiv primar e ka të shpallet kampion i botës./Zëri/